top of page

Misioni & Vizioni

Shkolla Politike ka për qëllim të ofrojë njuhuritë e nevojshme politike dhe organizative në formimin e të rinjve më të ndërgjegjësuar dhe më të përgatitur për t’u përballur me angazhimet politike. 

Synimi i kësaj shkolle politike është të bëj bashkë anëtarët e forumit rinor nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe të rrisi kështu kapacitet e tyre politike.

 

Shkolla politike do të zhvillohet me pjesëmarrjen e gërshetuar dhe të ndryshme të anëtarëve nga Rajone të ndryshme të Shqipërisë në mënyrë që të stimulojë socializimin e anëtarëve të forumit midis tyre. Me anë të kësaj shkolle të rinjtë do të njihen më mirë me historikun, funksionimin dhe organizimin e Partisë Demokratike. 

​

Shkolla Politike e Forumit Rinor do t’i shërbejë anëtarëve të tij si një palestër ideologjike ku të rinjtë mund të formohen nga pikëpamja politike, por jo vetëm. Ata do të mund të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të njihen më shumë me njeri tjetrin edhe pse i përkasin realiteteve të ndryshme të Shqipërisë.

 

Shkolla Politike do të ketë një Kurrikul të pasur, të përbërë prej 20 modulesh të cilat do të zhvillohen në 5 muaj, nga ku pjesëmarrësit përveç njohurive rreth politikës dhe forcës ku ato aderojnë do të trajnohen dhe do të rrisin kapacitetet e tyre në fushën e jurisprudencës, ekonomisë  apo Institucioneve të Bashkimit Evropian.

bottom of page